Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet kantonale të Bernës, më 27 mars 2022. Për herë të parë në këto zgjedhje do të kemi edhe një bashkatdhetar tonin, sindikalistin dhe aktivistin e palodhur shqiptar nga Langnau në Emmental, Nazim Rexhepi.
Edhe një herë po ju rikujtojmë se sa e rëndësishme është të votohet: Për herë të parë në Kantonin e Bernës mund të zgjedhet deputet një shqiptar, i cili brengën e juaj do ta përçojë në instancat më të larta të kantonit dhe duke avansuar në masë të madhe çështjen shqiptare në kanton e më gjerë. Mos ta lëmë punën për asgjë dhe të tregojmë para miqve zviceranë se nuk kemi interes për të bashkëjetuar me ta e për t`u integruar në sistemin e tyre zgjedhor. Mos të jemi shembulli i radhës sikurse bashkatdhetarët në Kantonin Vaud, të cilët nuk kontribuan aq sa duhet për të zdhedhur ndonjë deputet, megjithëse ishin gjashtë kanddatë shqiptarë. Të krijojmë dalëngadalë një kulturë zgjedhore, e cila në botën bashkëkohore është shumë e rëndësishme dhe me vlerë të veçantë.
Për Nazim Rexhepin nuk mjafton të shkruhen vetëm disa rreshta, pasi ai është i pajisur me një bagazh të madh të përvojës së tij politike e sindikale në Zvicër. Le të shpresojmë se vota juaj do ta shpërblejë Nazim Rexhepin me mirënjohjen të cilën ia kemi borxh në shumë aspekte: Ta votojmë Nazmi Rexhepin për deputet në Kantonin e Bernës.
https://www.youtube.com/watch?v=BeqsGJM7aK0