Kosova arriti fitore të thellë në miqësoren ndaj Burkina Faso.
Kosova mposhti me rezultate të thellë 5:0 ekipin nga Afrika, Burkina Faso.
Ishte një ndeshje shumë e mirë nga kombëtarja e Kosovës, në çdo aspekt të lojës.
Serinë e golave e hapi Fidan Aliti në minutën e 4` te ndeshjes. Ishte minuta e 23` kur shënon një super gol sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.
Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Kosovës. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga ‘Dardanët’.
Vlen të përmendet forma e mirë e të gjithë ekipit në këtë ndeshje, por duhet veçuar Edon Zhegrovën, i cili pati një paraqitje fenomenale.
Kosova filloi mjaft mbarë epokën nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse.
Miqësorja e dytë e Kosovës do të zhvillohet me 29 mars, në Cyrih ndaj Zvicrës