Kryeministri Kurti i ka dërguar letër ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në vend.
Sipas Kurtit, është për keqardhje që derisa Kosova punon me BE-në dhe vendet e QUINT-it për të gjetur zgjidhje të pranueshme ndërmjet dy qeverive, strukturat ilegale të Serbisë mundohen të organizojnë zgjedhje në Kosovë sikur të mos ekzistonte qeveria e saj./RTK