Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël të Suharekës sot ka shkuar një pacient pa shenja jete.
Pacienti ishte i moshës 21 vjeçare dhe kishte pësuar arrest kardiak, shkruan “Jepi zë”.
Mirëpo ekipi i urgjencës nën udhëheqjen e Dr.Betim Iballi dhe Dr. Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun.
Ndërkohë pacienti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtimin e mëtutjeshëm./jepizë