Barcelona do mundohet të jetë në top formë në ndeshjen më të rëndësishme të muajit shkurt,atë kundër Chelseat në Sanford Bridge.
Pikërisht këtë lajm të mirë kanë marrë katalanasit për Ousmane Demebele, i cili pritet që javën tjetër të kthehet në stërvitje dhe të jetë gati për Chelsean në Ligën e Kampionëve.
“Dembele? Ai është në rregull. Ai ka filluar të stërvitet. Shpresoj se nga java e ardhshme të kthehet në skuadër”, tha Valverde gjatë konferencës për mediat pasi kishte marrë dritën jeshile dhe nga stafi mjeksorë.