Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me bashkëpunëtor ka qëndruar në Kosovë për të shprehur ngushëllime familjes Zeka, me rastin e vdekjes së Shaip Zekës, veprimtar i çështjes kombëtare dhe vëlla i heroit të kombit, Kadri Zeka.
Duke ju shprehur ngushëllime nga afër, kryetari Ahmeti ka shprehur respekt për veprimtarinë e familjes Zeka në rrugën e lirisë dhe çlirimit.
Lavdi figurës së Shaip Zekës!