Mëngjesin e sotëm në emsionin “N’frekuencë me Robin”, ka telefonuar nënë e Agon Musliut u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila ishte kthyer në karantinë si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan Insajderi.
Nëna e 26 vjeçarit akuzoi e mllefosur Qeverinë Kurti se ia vranë djalin.
“Jam nana e Agonit edhe sfida jeme ma e madhe ka qenë humbja e të vetmit djalë. Zoti i vraftë qeverinë që prej dorës ma morrën, kurr lum mos bofshin, o Zot që pot lutna, të vetmin djalë”, tha ajo.
Ajo tha se ka tentuar ta vrasë vetën dhe se lutet që Zoti t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë tëk fëmijet e tyre qeveritarëve.
“Zoti jua ktheft në të njejtën mënyrë, qysh ma kanë ba mue edhe atyne jua ktheftë. Ma kanë mbyll derën e shpisë, mkan lan për jetë vetë. Kom dasht me tentu me myt vetën. Zoti jua dhashtë në të njejtën mënyrë në fmin e tyne, e ju dekshin. Ma kanë kallë zemeren, ma kanë mbyllë derën e shpisë”, tha nënë e Agon Musliut.
Ndryshe, në fillim të majit, 26-vjeçari Agon Musliu kishte gjetur vdekjen pasi ishte hedhur nga kati i katërt i Qendrës Studentore në Prishtinë që shërbente si karantinë.