Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se praktika e mbledhjes së votave të serbëve nga OSBE-ja në Kosovë për zgjedhjet në Serbi duhet të vazhdojë.
Ai tha se e njëjta praktikë mund të jetë një opsion i mundshëm edhe i zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë, për të cilat Qeveria e Kosovës thotë se s’do mbahen pasi s’ka pasur marrëveshja paraprake me Qeverinë e Serbisë.
“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë, edhe pse të dyja palët deri më tani kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovë – dhe ky do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, tha Szunyog për BBC në serbisht.
“Bashkimi Europian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja organizon mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me disa rregullime për shkak të situatës aktuale”, shtoi ai.