Gjilani ka monumente historike për të cilat pak dinë banorët e edhe më pak ata që e vizitojnë qytetin. T’i mirëmbajmë dhe promovojmë ato është detyrë e jona edhe si institucione edhe si qytetarë.
Andaj, sot isha në Pogragjë bashkë me familjen time dhe shumë qytetarë e banorë të fshatit. Atje pastruam hapësiren rreth Kalasë dhe diskutuam për nevojën për mirëmbajtje dhe disa punime që planifikojmë t’i bëjmë, për të cilat po punojmë ngushtë me Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arkitekturës, Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
Kinemaja e hapur do na mbledh në Pogragjë gjatë verës ku do të organizohen edhe shumë aktivitete të tjera kulturore.