Një debat është zhvilluar sot në seancën e Kuvendit edhe për listën e gjatë të pritjes së pacientëve, ku u kërkua që të fillojnë hetimet për personat që kanë paguar aparatin për stenda në zemër por që i njëjti nuk ka ardhur tash e dy vite.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismali, duke iu përgjigjur deputetit Milaim Zeka, lidhur me pritjet e gjata për operim, ka thënë se janë duke punuar intensivisht që ato të mos mbesin të tilla.
“Listat e pritjes janë në disa klinika në QKUK dhe jemi duke punuar intensivisht që ato të mos mbesin të tilla por që të bëhen shërbime për qytetarët. Sa i përket rastit konkret për listën e pritjes besoj që është bërë publike që ne kemi filluar një shërbim 24 orësh në mënyrë që infakti akut dhe stentimi i cili është emergjent të ndodhë 24 orë, pra kjo i kontribuon që lista e pritjes të mos shtohen, të mos ketë numra që vinë por ato që vinë në këto 24 orë të trajtohen menjëherë, pra është hera e parë që ndodhë që për qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të marrin një shërbim duke pasur mundësi të shpëtojnë jetë dhe mijëra eurove të cilët iu kanë shkaktuar qytetarëve vetëm për shkak se nuk është kryer një shërbim i tillë“, tha ai.
Ai tha se angiografi i cili nuk ka dy vite që nuk ka ardhur në Kosovës, do të vijë brenda dy muajve apo tre muaj dhe do të fillojë shërbimet, duke përfunduar listat e pritjeve për stenda.
Deputeti Milaim Zeka i tha se prokuroria do të duhej të merret me aparatin që është paguar dhe nuk ka ardhur, pasi janë 700 pacienteve që presin në listë për stenda të zemrës.
“Me prit një aparat dy vjet në Austri, me dhënë pare dhe mos me ardhur në Kosovë, këtu veç prokuroria sepse t’i nuk mundesh me i rrahur drejtoret por prokurorisë duhet t’i bësh thirrje”, tha ai.
Edhe këtu është përgjigjur ministri Ismaili.
“Sa i përket hunit, nuk po pritojmë me ditë që kryen punë por fokus është për ta sjellë aparatin në Kosovë, pasi nëse nuk vjen është duke na kushtuar në shëndet të njerëzve dhe mijëra euro për pacientet”, tha ai.
Ai tha se ka filluar zgjidhjen dhe nuk do t’i shpëtojnë faktit askush që ka vonuar proceset duke bërë dëme faktit për të mos dërguar te organet e drejtësisë./Al.com/