Të rinjtë po bisedojnë me qetësi pranë një kafeneje në qendër të Kievit.
Është një nga vendet e shumta me kafe të shkëlqyer, diçka për të cilën qyteti është bërë i njohur vitet e fundit.
Një grup miqsh po luajnë pingpong aty pranë në diellin e pasdites.
“Ne jemi rihapur dhe do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundemi”, pohon barisi Mykola për BBC-në. “Ne po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, shtoi ai.
Kafeneja Kashtan ku ai punon është një nga vendet që shërben klientëve që ende qëndrojnë në qytet.
“Vdekje pushtuesve rusë. Kafeja për mbrojtësit është falas”, thuhet në një tabelë në një kafene tjetër.
Shumë restorante dhe kafene i janë kthyer realitetit, duke gatuar mijëra vakte falas për mbrojtësit e qytetit ose njerëzit në nevojë.