Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, deklaroi se komisioni pritej të votohej, mirëpo deputetët e opozitës i filluan diskutimet, ani pse sipas saj, kishin paralajmëruar se nuk do të diskutohej.
“Dakordimi mes grupeve parlamentare ishte që ky propozim të shkoj pa debat dhe pa paragjykime. Prapë u fillua me diskutime dhe paragjykime. Sot sërish u fol që Qeveria Kurti ka humbur investimet nga MCC. Strategjia e cila po përgatitet është në përputhje edhe me investimet. Investimi është edhe në parkun solar afër KEK-ut”, u shpreh Kusari Lila pas seancës para mediave.
Ajo ka thënë se opozita nuk mundet që gabimet e dekadës së fundit t’ia faturojnë një Qeverie, e cila sipas saj po e merr përgjegjësitë e një Qeverie të shkuar.
“Nuk munden mbi gabimet e dekadës së fundit t’i faturojnë një qeverie që të merr përgjegjësitë e një Qeverie të shkuar. Jemi të vetëdijshëm që komisioni formohet me 1 të 3 e deputetëve por nuk pranojmë të abuzohet me të vërtetën. Ka baza ligjore për t’u formuar komisioni. Ne siç kemi qenë të përgatitur edhe për seancë sot për të votuar por sot u tha në seancë qe duhet të zbulohen mashtrimet kontratat e marrëveshjet”, tha ajo.