Me Dobrosinin, Lluçanin dhe Osllarën përfunduam ciklin e shpalosjes së platformës tonë politike nëpër çdo vendbanim shqiptar të komunës së Bujanocit.
Shqiptarët, sa herë që ka qenë nevoja për të realizuar qëllime të mëdha, kanë lënë anash inatet personale e partiake, dhe janë mobilizuar për realizimin e të drejtave që u takojnë. Janë mobilizuar dhe kanë organizuar Referendumin e 1&2 marsit ’92, janë mobilizuar e kanë udhëhequr luftën e UÇPMB-së, janë mobilizuar dhe kanë fituar zgjedhjet historike të vitit 2002, dhe tash do të mobilizohen për ta fuqizuar faktorin politik shqiptar në Serbi.
Të paktën, këto i kemi kuptuar gjatë këtyre ditëve në takim me bashkëqytetarët tanë, të cilët me 3 Prill do të votojnë për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me nr.16.