Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot do të diskutojë për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor.
Kështu u bë e ditur nga Zyra për Informim e MSh-së, raporton Indeksonline.
“Ministria e Shëndetësisë do të mbaj sot një takim me partnerët që kontribuojnë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë në të cilin do të diskutohet për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor dhe projektet që janë duke u zhvilluar në shëndetësinë kosovare nga partnerët dhe agjencionet e ndryshme ndërkombëtare.
Takimi do të udhëhiqet nga Ministri i Shëndetësisë I Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi.
Dita/Data: E martë, 29 mars 2022
Ora: 09:00-15:00
Vendi: “Hotel International”, Prishtinë
Tema: Transformimi i shëndetësisë, projektet me partnerët/ donatorët”, thuhet në njoftim./Indeksonline/