Dhoma e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ua ka refuzuar ankesën Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ankesa e tyre kishte të bënte me vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e lirimit nga paraburgimi.
Mirëpo, paneli i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Kai Ambos, Emilio Gatti, Michele Picard, ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën duke lënë kështu në paraburgim dy nga katër ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ndërkaq, paneli i Apelit nuk ka publikuar ende vendimin për Thaçin dhe Veselin.