Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se më 8 prill do të organizojë protestë në Prishtinë.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
BSPK-ja ka tri kërkesa:
1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.
2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Komunikata e plotë:
Vendimet e Mbledhjes së Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së
Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
29 mars 2022
Sot, e martë, më 29 mars 2022, Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti takimin e rregullt me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale dhe të zhvillimeve të fundit që kanë ndikuar fuqishëm në gjendjen ekonomiko sociale të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, më 8 prill 2022 do të organizojë protestë në Prishtinë, me kërkesa:
1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.
2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve. /teve1.info