Policia e Kosovë pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike
Ky testim ka filluar të mbahet nga data 28.03.2022 dhe vazhdon deri me datën 30.03.2022, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar Policia përmes një njoftimi në Facebook.
“Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.
Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër”, thuhet në njoftim.