Për të sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës pritet të shtohen, duke gjeneruar reshje lokale shiu vonë pasdite dhe në mbrëmje. Reshjet në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.