Deputeti i zëshëm i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të PDK-së për themelimin e qeverisë në hije, një format opozitarizmi që ishte praktikuar edhe më herët nga partia.
Basha, në një shënim në Facebook, ka ironizuar ndaj kësaj përpjekjeje të PDK-së, duke thënë se “kurrë diell me sy s’keni me pa!”.
“PDK e paska përgatit një qeveri nën hije! Ani, veç banu gati me i ble do nxemje se paski m’u mërdhi për nja 8 vjet. Kurrë diellë me sy s’keni me pa!”, ka shkruar Basha.
Tallja e Bashës me partinë më të madhe opozitare, ka vazhduar edhe në një rresht tjetër.
“Apet nuk o keq, paramendo me pas ba qeveri nën diell, ishin sos, lëkura n’tokë iu kish ra tu pritë!” ka shkruar ai.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, me unanimitet të plotë, Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë.