Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vendin tonë.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Kamenicë, Suharekë dhe Malishevë.
Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit për dhunë janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë rastet e ndara të dhunës sipas raportit 24 orësh:
Prishtinë, 29.03.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 30.03.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj te fejuarës se tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Kamenicë, 30.03.2022-15:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij me te cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë, 30.03.2022-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtrua dhunë në familje pikërisht ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Suharekë, 30.03.2022-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, me të cilën është në proces të shkurorëzimit . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 29.03.2022-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.