Furra “VËLLEZËRIT ÇOÇAJ” në Gjilan, kanë hapur sërish zemrën e tyre të madhe dhe shprehë gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë familjeve me gjendje të vështirë ekonomike, duke iu dhënë bukë falas për t’u ushqyer shkruan Radio Star.
Përmes një postimi në facebook, furra “VËLLEZËRIT ÇOÇAJ” , ka shprehur gadishmëri të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke ju ofruar bukë falas.
Njoftim nga Furra “Vëllezërit Çoçaj”:
Kushdo që njeh ndonjë familje që kanë nevojë për bukë e nuk i kanë kushtet, ju lutemi ti njoftoni, që Furra “Vëllezërit Çoçaj” jep Bukë FALAS për familjet skamnore përgjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë të paktën gjatë këtyre ditëve.
Gjithashtu ju njoftojmë që Furra “Vëllezërit Çoçaj” është e hapur deri në SYFYR.
Ju dëshirojmë agjërim sa më të lehtë.
Gjithsesi që ky është një gjest bujarie, i cili do të duhej të pasohej edhe nga furrat tjera të bukës në Kosovës./RadioStar/