Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara ia ka refuzuar apelin Kadrit Veselit ndaj vendimit të gjykatës së procedurës paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim. Apeli ka marrë vendim të enjten për ta refuzuar tërësisht apelimin e Veselit.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi,Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.