Mbrëmë u ritakuam sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.
Shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.
Pa dyshim, këta miq të Kosovës edhe në dekadat e ardhshme, do të mbesin mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
Qytetarët dhe institucionet tona do t’u jenë gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje. HTH