Muaji i bekuar i Ramazanit na bashkon të gjithëve, na bënë më solidarë e më të përkushtuar ndaj Zotit.
Në këtë Ramazan, fal Zotit po na mundësohet që t’i kryejmë ritet fetare nëpër xhamitë tona, sikurse edhe vizitat në iftare mes të afërmve e miqve, pasi në dy vitet e kaluara pandemia e bëri këtë të pamundur.
Kështu sikur në këtë muaj të bekuar, uroj që edhe pas Ramazanit të vazhdojmë me ndihmë e solidaritet ndaj njëri-tjetrit, me punë e përkushtim dhe me bashkëpunim të ndërsjellë. Zoti na e lehtësoftë e na e pranoftë agjërimin!