Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka cilësuar si “një lajm shumë të mirë për Kosovën” nëse Qeveria Kurti do të binte sa më shpejt nga pushteti.
“Mendoj që do të ishte lajm i mirë për Kosovën nëse kjo Qeveri merr fund sa ma shpejt”, ka thënë Selmanaj për Ekonomia Online.
Deputeti i LDK-së shton se Qeveria Kurti është duke qeverisur me, siç e quan ai, arrogancë dhe padijeni.
“Do të ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për Kosovën nëse këta vendosin më i dhënë fund qeverisjes”, ka thënë tutje ai.
“Populli ka pasë nevojë ta sheh edhe VV-në në pushtet, mendoj që për një vit e ka pa dhe është bindë që këta janë të pa aftë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve”, ka shtuar ndër të tjera përfaqësuesi i LDK-së në Kuvend.