Drejtoresha e Arsimit znj. Selvete Sylejmani së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Aurorë Osmani, organizuan pritje me karakter festiv, në shënim të kësaj date.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z.Alban Hyseni. Ai në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi fëmijët dhe nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për angazhimin e tyre, duke shprehur përkrahjen e thellë kundrejt fëmijëve autikë.
Kryetari Hyseni inauguroi edhe muralin që personifikon këtë ditë, e punuar nga nxënësit e Shkollës së Artit Pamor ‘Adem Kastrati’ në Gjilan.
Falenderojmë përzemërsisht nxënësit për punën e tyre të madhe që përmban plot mesazh. Gjithashtu mirënjohje edhe për nxenësit e Shkollës së Muzikës, për performimin e tyre muzikor, e njashtu falenderim të përzemërt për Pastiçerinë Bujana, të cilët shprehën dëshirën që kjo ditë, të mos na kalojë pa u ëmbëlsuar.
#WorldAutismAwarenessDay