Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas skandalit që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan pas golit të Koliçit.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit, me ç’rast edhe sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin.
Pamjet e transmetuara në Art Motion tregojnë qartazi se si dy tifozë të Gjilanit e kanë sulmuar Stivi Frashërin.
Frashëri pas sulmit është dërguar me urgjencë në spital.