Pas incidentit që ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit e Ballkanit, tu tifozët vendas e kanë sulmuar portierin mysafir, me rastin po merret Policia e Kosovës.
Se është hapur rast në polici, për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes”, është shprehur Hashani, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, pasi këta të fundit e barazuan rezultatin me anë të portierit të tyre, Enea Koliçi