Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.
Tashmë kanë reaguar edhe zyrtarisht tifozët e SC Gjilanit, “Skifterat”.
Ata kanë shkruar se e kanë vizituar në ambientet spitalore portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, për të pare nga afër gjendjen e tij shëndetësore.
Tifozët janë distancuar publikisht nga ky akt i shëmtuar dhe gjithashtu Kryesia e Skifterave kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme si bartës të organizmit.