-
Sot është luajtur ndeshje mes SC Gjilanit dhe Ballkanit, e cila u ndërpre para kohe pasi disa tifozë kanë sulmuar portierin e FC Ballkanit, Stivi Frashëri shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se njëri nga personat të cilët e kanë sulmuar portierin Stivi Frashëri, tashmë është arrestuar dhe pritet të merren masat ndaj tij nga ana e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës, tani pritet të marrë vendim ndaj personit i cili sulmoi portierin Stivi Frashëri.
Radio Star do të ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje./RadioStar/