Njëri thumbit, tjetri patkoit
Në historinë e pasluftës së Komunës së Gjilanit kurre nuk kanë qenë më joserioze se tani qeverisjet komunale.
Kryetari thotë diçka, drejtori krejt diçka tjetër, e në fakt asnjëri nuk e thonë të vertetën.
A 35 milionë (sipas kryetarit Alban Hyseni), a 25 milionë (sipas drejtorit të financave Z. Riad Rashiti)?!
Nese nuk e kanë problem komunikimin ndërmjet veti, le të ulen kryetari dhe drejtori dhe të bëjnë koncenzus për një shifër të ndërmjetme, siç bëhet ne aksham-pazar, psh. A i bijmë përgjysmë ketyre shifrave?!
Siç edhe është paraqitur në raportin financiar zyrtar janar – dhjetor 2021, borxhet e Komunës së Gjilanit janë 11 milionë euro, nga të cilat 8.9 milionë janë borxhet për shpronësime dhe 2.1 milionë euro janë për projekte në zhvillim që do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022 e që nuk kanë mundur me u pagu në dhjetor për shkak të mbylljes së buxhetit; ka aty shpenzime të varrimit, shpenzime komunale nëpër të gjitha drejtoritë e kështu me radhë, mirepo aty janë edhe mjetet e mbledhura që tani i bartim nga viti 2021 në vitin 2022 në shumë rreth 1.8 milionë euro, poashtu edhe mjetet e grantit të perfrormancës rreth 600.000 euro. Do të thotë qeverisja e Z. Hyseni i ka rreth 2.4 milionë euro të gatshme për këto pagesa, prandaj perfundimisht ngelet obligimi rreth 8.6 milionë euro për shpronësimet e :
-Tokës rreth 7 ha për “Parkun e paqës” të Malishevës sipas PZHU Gjilani 2015+ dhe PRRU Livadhet e Arapit të miratuara në Kuvend në vitin 2012 (nën qeverisjen e PDK-së)
-Tokës rreth 2 ha per fabrikën e ujrave të zeza në Uglar
-Tokës për infrastrukturë rrugore sipas PRRU.
Të gjitha këto toka tani janë pronë dhe aset i Komunës, pra borxhet janë për tokën që tani Komuna e ka në pronësi dhe aset të vetin.
Qeverisjes komunale tani i nevojitet vetëm se vullnet, dije dhe guxim që të vazhdoj në implementim të këtyre projekteve të programuara teknikisht dhe financiarisht.
Nese mirret me tema dhe punë periferike sigurisht se e humb mundësinë me u marr konkretisht me këto dhe të tjerat projekte që janë në pritje.
Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendit Komunal Gjilan.