Para rreth një muaji, çmimi i vajit mori hov saqë u bë temë në gjithë vendin.
Shteti reagoi me inspektime, duke gjetur fshehje të vajit pa dokumente përkatëse.
Por, vaji ka arritur sërish çmimin e njëjtë në disa markete, ku po shitet nga 2,79 deri në 2,99 euro.
Shteti, ndërkohë, tani nuk ka vepruar ani pse çmimet kanë prekur nivelin e asaj që kryeministri e quante “fryrje”.
Duhet kujtuar se produktet esenciale kanë arritur çmime rekord.
Qeveria, ndër të tjera, po thotë se çmimet e larta janë si pasojë e luftës në Ukrainë.