Ndeshja e djeshme mes Gjilanit dhe Ballkanit ishte shumë e rëndësishme për ecurinë e kampionatit për dy skuadrat.
Ndeshja megjithatë u suspendua pas 90 minutave lojë, kur portierit i Gjilanit, Enea Koliçi shënoi golin e barazimit për 1:1.
Koliçi shënoi me kokë për të barazuar gjithçka, por pas këtij goli e gjithë ndeshja mori kahje tjetër, pasi tifozët e Gjilanit u futën në fushë, teksa goditën portierin kundërshtar, Stivi Frashëri, i cili mori lëndime dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Genc Nuza, gjyqtari i ndeshjes e ndaloi takimin duke i dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes, pasi nuk kishte më kushte për t’u luajtur ndeshje futbolli.
GazetaBlic Sport mëson se në tunel gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili ishte i acaruar me situatën dhe ofendoi zyrtarët e klubit nikoqir.
Komisioni i Garave tani do të vendos për fatin e këtij dueli.