Sipas kësaj ambasade, lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00, njofton Klankosova.tv
Prej dhjetorit të kaluar ka filluar caktimi i terminëve përmes tërheqjes së shortit, për shkak të kërkesës së lartë për aplikim.
“Të gjithë personat që janë përzgjedhur me procedurën e shortit nga lista e marsit janë informuar lidhur me datën e terminit të tyre në prill/fillim të majit. Në qoftë se keni aplikuar dhe nuk keni marrë njoftim lidhur me datën konkrete të terminit (ju lutemi kontrolloni edhe kutinë “spam” të e-mailit), atëherë ju fatkeqsisht nuk jeni përzgjdhur”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ambasade.