Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë janë duke zhvilluar grevë njëorëshe në Prishtinë me kërkesë për rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj.
Ndryshe shoqatat janë duke kërkuar që në kuadër të ligjit të pagave i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës të ketë një rritje të koeficientit i cili u mundëson një pagë më të mirë për këtë kategori ngase drafti i ligjit të pagave i cili ka qarkulluar nëpër media nuk e mundëson këtë gjë.
Ata janë ankuar se kategorie e infermierëve dhe mamieve është kategoria më e diskriminuar e punonjësve shëndetësor sa i përket pagave dhe kushteve tjera të punës.
Ndryshe sindikatat e sektorit në të gjithë vendin kanë shprehur pakënaqësi me draftin aktual.