Pas ndalimit të pyetjeve të gazetarëve pas Kuvendit Zgjedhor, FFK ka bërë edhe një veprim tjetër.
Në postimet e fundit në faqen zyrtare të FFK-së në Facebook është ndaluar të komentohet, shkruan Indeksonline.
E gjithë kjo ka ardhur pas shumë pakënaqësive nga ana e tifozëve dhe atyre që merren me futboll.
Kujtojmë se Agim Ademi u rizgjodh kryetar i FFK-së edhe për një mandat katër vjeçar.
Një pjesë e delegatëve nuk morën pjesë në Kuvend dhe e kanë quajtur të jashtëligjshëm organizimin e Kuvendit. /IndeksOnline/