Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 : 1, regjistrohet me rezultatin zyzrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani nga Suhareka.
Kështu është vendimi i Komisionit të Garave, i marrë sot, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Gjilanit, Ismet Munishi.
Ai ndryshoi fotografinë e profilit, duke e vendosur portierin Enea Koliçi.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat, kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, me ç’rast e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja.