Sapo nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit, në vlerë prej 204,881.35€, për bashkëfinancimin e projektit për Parkun Teknologjik me ministrin z.Fikrim Damka.
Ashtu siç kemi premtuar, nëpërmjet këtij projekti, do t’i japim mundësi çdo të riu të komunës sonë dhe jo vetëm, që të aftësohet e përgatitet, në fushën e teknologjisë e inovacionit.
Ky projekt gjithashtu do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës si dhe gjenerimin e ideve të reja biznesore në këtë fushë.
Ky është veq fillimi i projekteve të mëdha e i punëve të mira.