Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kishte propozuar që Kryeprokurori i Shtetit të mos jetë anëtar i Këshillit Prokurorial pas ndryshimeve në ligjin për KPK, të cilat i prezantoi në Kuvend.
Haxhiu tha se të njëjtin mendim e kishin edhe disa organizata joqeveritare.
“Propozimi im personal ka qenë që Kryeprokurori të mos jetë anëtar i Këshillit Prokurorial për shkak të ndikimit që ai ka në KPK”, tha ajo.
Haxhiu tha se “Komisioni i Venecias nuk na ka mbështet në këtë propozim”.