Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Gashi tha se nuk e dinë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, por shtoi se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.
Kujtojmë se ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Ekspertiza e Institutit te Mjekesise Ligjore te Lozanes ne Zvicer e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezen e vetevrasjes se Astrit Deharit”.
“ …Hipoteza e vetevrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vertete.Per kete arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit jane, sipas mendimit tone,te perfshira me nje dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”, thuhet në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.