Kanë përfunduar dy ndeshjet të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që u zhvilluan të enjten me fillim nga ora 14:00.
Drita ka bërë një hap të madh drejtë finales pasi ka triumfuar me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë kundër Ramiz Sadikut.
Golat për Dritën u realizuan nga Krasni, Namani dhe Jashari.
Ndërsa nga derbi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ka fituar me epërsi minimale 2-1.
Mici i dha epërsinë bardhekaltërve me golin e tij në minutën e 37’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Llapi fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 62’ kur nga penalltia realizoi Ramadani, por për fitoren e madhe të Prishtinës u përkujdes Krasniqi i cili shënoi për 2-1 në minutën e 83’.
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave.