Me datën 17.11.2021 rreth orës 14:46 në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ’’ në Ferizaj, saktësisht në degën e bankës ‘’BKT’’ , ku një person i prezantuar rrejshëm dhe me dokumente të falsifikuara ka arritur të mashtroj stafin e kësaj dege të ’’BKT-së ’’ dhe ka tërhequr nëntëdhjetepesë mijë (95) euro.
Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt i kishte marr të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje dhe në rast janë kyçur hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .
Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, nën autorizim të Prokurorisë dhe më aprovim të Gjykatës Themelore të Ferizajt , sot me datën 07.04.2022 rreth orës janë bastisur tri lokacione ndaras në komunën e Gjilanit dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatë ve mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë ndaluar për 48 orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt, është duke punuar intensiv në hetimin dhe kompletimin e rastit.