Në Vërmicë kanë nisur arrestimet e disa zyrtarëve policorë, atje ku Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke zhvilluar një aksion.
Merret vesh nga burime e express se disa nga policët që kanë qenë në ndërrim në pikën kufiatare në Vërmicë janë arrestuar dhe se të njëjtit janë zëvëndësuar më policë të tjerë.
Ndryshe, Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.
Atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.
Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”