Nisja e punimeve për konvikt dhe zyre të Bashkësisë Islame në Gjilan mbetën në gjysmë këtë të premte.
Ndërprerjen e punimeve e bëri Drejtoria e Urbanizmi në Gjilan pasi konstatoi se leja e ndërtimit të këtyre hapësirave për BIK-un është e jashtëligjshme.
“Ka pasur ankesa rreth fillimit të këtij projekti, Drejtoria e Urbanizmit e ka pezulluar lejen pasi është konstatuar se është e jashtëligjshme”, tha drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan, Entela Hyseni.
Drilon Brestovci, banor i “Zonës 1” në Gjilan, tha se arsyeja kryesore e kundërshtimit nga banorët është se ky projekt është në kundërshtim me planin urbanistik.
“Plani urbanistik e parasheh që në të njëjtin vend të ndërtohet një parking nëntokësor dhe sipër të ketë gjelbërim. Arsyeja kryesore që ne e kundërshtojmë këtë është prishja e planit urbanistik. Meqë kjo është pronë e komunës kërkojmë që e njëjta të përdoret vetëm në funksion të qytetarëve”, tha Brestrovci për Klankosova.tv.