Një person në fshatin Klinë e Ulët të Skënderajt është arrestuar sot në orët e pasdites nën dyshimet për dhunë në familje.
I riu dyshohet se e bëri për spital babain e tij, i cili e e raportoi rastin në Polici.
I njëjti ka deklaruar para hetuesve se djali e ka sulmuar me grushte dhe i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë të familjes.
Babai, siç raporton Sinjali, u detyrua ta denoncojë në stacionin policor në Skenderaj për dhunën që ua shkaktoi në familje.
Me t’u raportuar rasti, njësiti policor e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh.
Ndërsa viktima është dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.