9 prill 1999 ishte dita kur nisi Beteja e Koshares, në vazhdën e përpjekjeve tona për çlirim. Sakrifica dhe rezistenca e një populli që për qëllim ndër vite kishte lirinë kërkonte edhe pak kohë, por edhe shumë jetë luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po binte kufiri që ndante shqiptarët dhe kjo i jepte edhe një dimension shtesë qëllimit. Po i vinte fundi një padrejtësie të vendosur kohë më herët.
Agimi ynë ishte në ballë, ai po drejtonte Brigadën 138. Beteja zgjati dhe ranë shumë ushtarë e liria u bë me gjakun e tyre.
Me krenari do i kujtojmë përherë dëshmorët e Koshares dhe betejave të lavdishme të luftës së fundit dhe për gjatë gjithë historisë.
Përkulemi para tyre dhe obligohemi t’i shërbejmë vendit me nder për të kryer detyrën tonë dhe përmbushur amanetin e tyre.