Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer defilimin e tyre. Ekipi olimpik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018 që fillojë në Korenë e Jugut.
Fillimisht ishte ekipi olimpik i Shqipërisë që parakalojë rreth orës 12:30 me një ekip të përbërë prej pesë personale. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator. Erjon Tola dhe Suela Mëhilli janë garuesit nga Shqipëria.
“Kosova dhe Shqipëria para defilimit historik të ekipit olimpik të Kosovës në LOD PyeongChang 2018”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës në faqen zyrtare në Facebook.