Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, ka folur lidhur me gjendjen e “Grupit të Kumanovës” që janë të burgosur në Maqedoninë e Veriut.
Ai u shpreh se janë të zhgënjyer me mos-përkrahjen nga shteti i Kosovës dhe ka thënë se po e presin verdiktin e Gjykatës së Strasburgut për të vazhduar me hapat e mëtutjeshëm.
“Jemi të zhgënjyer dhe po presim edhe pak çështjen e vendimit final të Stasburgut. Pastaj do të marrim vendimet tona pasi kemi shumë fakte dhe mund të padisim edhe shtetin e Kosovës. Kemi fakte sa të duash. Për arsye të shumta. E kam fjalën për qeveritë e kaluara”, deklaroi ai në T7.
Madje, ai tha se asnjëherë nuk ka folur me ministren e Drejtësisë.
“Nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi, nuk bazohemi në familjarizëm, por në atdhetarizëm. Pse e kom të familjes unë asnjëherë nuk kam folur me të. Njerëzit po e marrin për përfitime politike dhe po e keqpërdorin këto gjëra. Secili i ka familjen e vet dhe nuk dua të më përziejnë as me Albulenën as me askënd”.