Presidentja Osmani: Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë
10/04/2022 | 22:58
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zgjodhi që sonte të flas për shumë zhvillime në vend.
Osmani është pyetur edhe se çfarë po ndodhë me padinë e paraparë t’i bëhet Serbisë për gjenocidin në Kosovë.
“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid”, ishte njëra nga pyetjet e qytetarëve.
“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, deklaroi Osmani.
Poashtu presidentja është pyetur se si ta rris Kosova prezencën e saj në skenën ndërkombëtarë?
Osmani tha se deri më tani kemi arritur ta rienergjizojmë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar.
“Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë Presidenti Biden: Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani.