Më date 10.04.2022 në Teatrin e Gjilani-it u mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Komunës së Gjilanit, ku pjesmarrës ishin 90 profesionistë të fushave të ndryshme (arkitekt, ndërtimtar, makineri, elektrik, hidroteknik).
Kuvendi zgjodhi kryesinë prej 15 anëtarëve: Milaim Hyseni, Elnaim Ymeri, Xhafer Xhelili, Lule Bajrami, Donika Hajdari, Visar Salihu, Besnik Keka, Arben Ramadani, Bejtullah Krasniqi, Adnan Syla, Edona Klaiqi, Klodina Krasniqi, Rinor Morina, Rikard Matoshi dhe Feriz Terstena.
Në takimin e parë të kryesisë, i cili do të mbahet gjatë kësaj jave do të zgjedhën organet drejtuese (kryetari, nënkryetarët dhe sekretari).
Shoqata ka për qëllim të lehtësojë dhe të zhvillojë takime ndërmjet inxhinierëve dhe arkitektëve në fushën e projektimit dhe ndërtimit pa dallim, të krijojë marrëdhënie miqësore, mirëkuptimi dhe respekti reciprok, të lejojë që këta profesionist të i ballafaqojnë idetë dhe konceptet e tyre, të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit, të thellojnë njohuritë e tyre si dhe të reflektojnë vlera të larta morale dhe profesionale.
Të japin kontributin profesional në zhvillimet e ardhshme urbanistike që mundë të ndodhin në Komunën tonë.
Të jene të gatshme të marrin pjesë në debate që mund të organizohen në lëminë e projektimit, urbanizmit dhe fushën e ndërtimit.